Rreth Nesh

Pay&Go është një platformë për pagesa elektronike, e cila ndihmon këdo për të kursyer kohë, duke qenë shumë i aksesueshëm fizikisht dhe virtualisht, me më shumë se 25 shërbime pagesash nga 6 sektorë të ndryshëm.

30000
Klientë
në muaj
3000
Transaksione
çdo ditë
400
Terminale
në Shqipëri

Pay&Go Sh.p.k, është një Insititucion Financiar jo-Bankë, regjistruar në Shqipëri në vitin 2015, i cili sjell për përdoruesin shqiptar dhe më tej, eksperiencën me të mirë të pagesave me vetë-shërbim përftuar nga eskperienca e 25 vendeve në të gjithë botën.

Pjesë e një grupi investimesh Europiane e bazuar në Londër, Pay&Go sjell eksperiencën nga kompani të ngjashme, të cilat operojnë në Gjeorgji, Itali dhe Rumani.

Pay&Go kryen shërbime pagesash nga larg, me teknologjinë e pagesave elektronike, nëpërmjet rrjetit të ndërlidhur të terminaleve me vetë-shërbim, programeve të instaluara në dyqane One-Stop-Shop dhe së fundmi aplikacionit të Portofolit Virtual , pa patur nevojë për ndihmën e një punonjësi të shërbimit përkatës.

Pay&Go ka shpërndarë mbi 400 Terminale në qytete si Tirana, Durrës, Elbasani, Fushë-Kruja dhe rrethinat e tyre, si dhe ka prezencë me mbi 200 dyqane “One-Stop-Shop” të autorizuara në të gjithë Shqipërinë. Me prezantimin e Portofolit Virtual nga aplikacionin celular, Pay&Go është e aksesueshme në të gjithë botën.

Terminalet e Pay&Go disponojnë ekrane me prekje 17inch, me një ndërfaqje të thjeshtë interaktive, manual hap-pas-hapi për kryerjen e pagesave, për të thjeshtëzuar përdorimin nga kushdo. Terminalet pranojnë kartmonedha dhe monedha të çdo prerjeje nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu, printon kupon (90% e tyre edhe kupon Tatimor)

Platformat Pay&Go

Terminale me Vetëshërbim

Terminalet me Vetëshërbim janë baza e aktivitetit të Pay&Go, pasi gjenerojnë 90% të gjithë transaksioneve për portofolin më të madh të shërbimeve të pagesave në vend. 400 Terminale (dhe duke u shtuar) janë shpërndarë në 4 qytete kryesore. Sikurse tregohet në figurë, ka dy lloje terminalesh: Blu dhe të Zinj.

  • Terminali Blu - përmban të gjithë shërbimet e portofolit Pay&Go, duke përfshirë dhe ato fiskale (ato, të cilat për nga natyra e marrëdhënies mes palëve, është e nevojshme lëshimi i një fature me TVSH - në këtë rast janë Operatorët Celularë dhe Televizionet Dixhitale).
  • Terminalet e Zinj - përmbajnë të gjithë shërbimet, përveç atyre të cilat kërkojnë lëshim kuponi tatimor (si lartpërmendur). Gjithsesi lëshojnë një kupton të thjeshtë, për të vërtetuar transaksionin e kryer nga klienti.

Pay&Go Windows Terminal

Pay&Go vjen me shumë zgjidhje, jo vetëm për klientin, por edhe biznesin. Një ndër këto zgjidhje është edhe një platformë e instalueshme në një kompjuter personal, duke mundësuar dyqane të aktiviteteve dhe madhësive të ndryshme, të ofrojnë shërbimin e pagesave për disa nga partnerët tanë. Kjo arrihet nëpërmjet një Kontrate Agjenti. Në këtë mënyrë këto dyqane bëhen automatikisht Dyqane me një Ndalesë të Autorizuara Pay&Go - për të cilat nga kompania ofrohet trajnim, brandim dhe suport teknik i vazhduar.

Vizitoni direktorinë përkatëse për të ditur më shumë...

Një pajise me një ndërfaqje shumë të thjeshtë dhe dinamike, ju mundëson të bëni pagesa të mbi 25 shërbimeve të ndryshme. E pajisur me teknologji të fjaës së fundit të komunikimit dhe sigurisë së të dhënave dhe parave të depozituara, terminali Pay&Go është unik në llojin e vetë në Shqipëri.

Çdo pagesë në Pay&Go bëhet në kohë reale dhe
figuron njëkohësisht në dy sisteme: sistemi Pay&Go dhe sistemi i ofruesit të
shërbimit kryesor (Operatorë Telefonikë, Financiare, Bashkia, OSHEE, UKT etj.) Në këtë mënyrë, pagesa juaj bëhet aktive në moment dhe vërtetohet nga më shume se 1 sistem.

  • T’i shërbejmë klientëve tanë
    Bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për t’i ofruar klientëve produktet dhe shërbimet tona, në mënyrë sa më të përshtatur ndaj nevojave të tyre, duke konsideruar praktikat më të drejta dhe cilësore të të bërit biznes.
  • Rrisim profesionalisht stafin tonë
    Inkurajojmë dhe ndihmojmë stafin tonë, të zhvillojnë maksimalisht potencialet e tyre, si dhe masim punën e liderave tanë, duke parë se sa mirë sfidojnë dhe rrisin stafin e tyre
  • Jemi Proaktivë
    Përpiqemi të jemi gjithmonë në krye duke paraprirë situata të ndryshme, në vend që të reagojmë pasi ato të kenë ndodhur. Verpimet tona gjithnjë konsiderohen me kujdes.

Qëllimi ynë si kompani është t’i ofrojë çdo biznesi dhe personi, zgjidhjen më të mirë për pagesat alternative, duke qenë sa më të aksesueshëm, gjithëpërfshirës, shumëllojshëm dhe të sigurtë. Në fund të 2018, synojmë të jemi prezent në çdo qytet Shqiptar, me të paktën 1 nga 3 produkte tona, për ofrimin e pagesave..

  • Më shumë terminale
  • Më shumë shërbime
  • Më shumë qytete
  • Më shumë produkte
  • Më shume mundësi
WordPress Theme built by Shufflehound.

© 2016-2018 Pay & Go. All Rights Reserved.