Çfarë Ofrojmë

Pay&Go është një shërbim i projektuar për të përmirësuar jetët e njerëzve, duke i kursyer atyre kohë. Për këtë arsye, ofrojmë një shumëllojshmëri mundësish pagesash, të cilat po përmirësohen dhe shtohen çdo muaj.

Rimbushje Telefoni

Nëpërmjet platformës Pay&Go, çdokush mund të rimbushi një numër telefoni Shqiptar me parapagesë. Gjithashtu Pay&Go është e vetmja metodë pagese alternative me vetë-shërbim, që mundëson zgjedhjen e paketës pas rimbushjes.

Pagesa Utilitare

Vetëm me numrin e faturës ose kontratës së OSHEE ose UKT/UKD, ju mund të kontrolloni detyrimet dhe t’i paguani ato në moment. Pay&Go ofron gjithashtu edhe pagesën e kësteve për klientët që zotërojnë “Akt-Marrëveshje”.

TV Dixhital

Është mjaft e shpejtë dhe e thjeshtë të rinovosh paketën e TV Dixhital, duke rikthyer sinjalin në shtëpinë tuaj për punë minutash

Shërbime Financiare & Bankare

Shmangni rradhët e gjata për të paguar kestët e kredive, depozituar para në llogari apo edhe për të paguar kartën e kreditit. Shkruani llogarinë bankare, fusni paratë në terminal, konfirmoni dhe gjithçka mbaron në më pak se 30 sekonda.

Gjobat e Makinës

Vetëm me targën e makinës, do mund të kontrolloni dhe paguani çdo gjobë makinë (qoftë Bashkiake apo Rrugore).

Reklamim

Midis shërbimeve të tjera, Pay&Go ofron dhe mundësinë për të reklamuar në terminalet Pay&Go. Terminale të ndryshëm, të vendosur në pika strategjike, disponojnë dhe një ekran të dytë ku mund të reklamohet. Reklamimi mund të jetë në forma të ndryshme - banner statik, banner dinamik, buton i madh , format video etj.

Baste dhe Lloto

Mund të rimbushni “fatin” tuaj kurdo dhe kudo

Është mjaft e thjeshtë! Shikoni sesi në 4 hapa, mund të kryeni pagesën për një ndër faturat tuaja më të zakonshme: atë të elektricitetit.

WordPress Theme built by Shufflehound.

© 2016-2018 Pay & Go. All Rights Reserved.